LSDM-ja kërkon shtyrjen e fuqizimit të ligjit për administratë

LSDM-ja kërkon shtyrjen e fuqizimit të ligjit për administratë, në shkurt të vitit 2015, pasi sipas saj ky ligj çon në administratë të dëgjueshme dhe partiake. Madje opozita maqedonase vlerëson se përmes dënimeve që parashikohen gjatë testimit të administratorëve, pushteti synon të ushtrojë presion dhe kërcënojë të punësuarit për nevojat e veta partiake. Sipas LSDM-së gjithashtu është në kundërshtim me Kushtetutën që administratorët të cilët tashmë kanë vendim pune të testohen dhe nëse këtë nuk e bëjnë brenda dy vitesh të degradohen apo të pësojnë ulje të pagës për 10%. Ligji i ri parashikon po të njëjtën masë ndëshkuese edhe nëse administratorët nuk kanë njohje të shkëlqyeshme të gjuhës angleze dhe punës me kompjuter.

Lajme të ngjashme

Back to top button