Pritja e Vitit të ri 2015 me aktivitete të ndryshme

Qyteti i Shkupit, Komuna e Çairit dhe QIK, për pritjen madhështore të Vitit të Ri 2015 kanë organizuar varg aktivitetesh, siç janë tregu i Vitit të Ri, gara e babadimrave, bredhi gazmor, pylli madhështor i fëmijëve etj, duke filluar nga data 25.12.2014 deri më datën 31.12.2014 në Parkun “Gruaja Luftëtare” – Sheshi “Pella”.

Këtë vit, pjesë e programit të Vitit të Ri do të jenë edhe këngëtarë dhe pjesëmarrës shqiptarë, të cilët do të performojnë dhe do t’a begatojnë manifestimin gjatë ditëve në vijim, siç janë: Laura Kërliu, Spidy Family (Astriti dhe Labinoti), DJ Ariani, DJ Elektron, ndërsa në natën qendrore dhe atë më festive- 31.12.2014 me prezencën dhe performancën e tij do të na nderojë këngëtari Mustafa Imeri –Tafa.

Lajme të ngjashme

Back to top button