Januzaj i thotë po Interit?

Mediat italiane raportojnë se Adnan Januzaj ka pranuar huazimin te skuadra e Interit.

19 vjeçari ka humbur vendin te skuadra e Manchester United me ardhjen e Louis Van Gaal dhe gjatë afatit kalimtar të janarit pritet të huazohet te Real Sociedad apo Inter.

Sipas Sportmediaset , Januzaj ka pranuar huazimin te skuadra e Mancinit i cili vetë ka pranuar se dëshiron transferimin e dy mesfushorëve të krahut.

Veç Januzaj, Neruazurët duan shërbimet e Aaron Lennon.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button