Kuzman, pas burgut përkrah ministren e kulturës

Ish drejtori i Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Pasko Kuzman, i cili ishte akuzuar për vjedhjen e artefakteve, sot qëndronte krah për krah me peshkopin Timotej, ministren e kulturës Kançevska Milevska, dhe kryetarin e komunës së Ohrit, Bakarçevski.

Së bashku ishin në promovimin e Dhomës së artë nga Lihnida, manifestim që mbahet në Ohër. Përndryshe, Pako Kuzman në rastin “Fallanga” u dënua me 3 vjet burg por e ofroi pronën e tij në Ohër si garanci që të mbrohet në liri dhe për momentin është në arrest shtëpiak.

Në fjalimin e saj, Elizabeta Kançevska Milevska e përshëndeti edhe prezencën e Pasko kuzmanit në këtë eveniment.

Lajme të ngjashme

Back to top button