Ramos: Ronaldo e meriton Topin e Artë

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos thotë se Cristiano Ronaldo e meriton që ta tejkalojë Lionel Messin dhe Manuel Neuer në garën për Topin e Artë.

Ronaldo është duke kaluar në një formë fantastike këtë sezon, mirëpo dështoi në Kupën e Botës, megjithatë Ramos insiston se portugezi është kandidati më i mirë për këtë çmim.

”Cristiano e meriton Topin e Artë. Ai është i lindur për të fituar dhe atij nuk i pëlqen të humbasë. Ai dëshiron të fitojë gjithçka dhe si shok i tij, do të isha i lumtur nëse ai fiton”.

”Sigurisht që të gjithë do të donim që të fitonim epitetin e më të mirit në botë. E di që ky është viti im më i mirë këtu, ku kam fituar katër trofe”.

”Topi i Artë është çmim nga puna individuale. Futbolli është sport ekipor dhe me këtë mund të bësh histori”, tha Ramos për Marca.

Lajme të ngjashme

Back to top button