Gruevski paralajmëron investime, bizneset ankohen se nuk janë askund

Kryeministri Nikolla Gruevski nëpërmjet profilit të tij në Facebook ka paralajmëruar tre investime të reja. Investimi i fundit është ajo e kompanisë gjermane “Kostall” që sipas Gruevskit planifikon të punësojë 1.000 punëtorë nga Ohri dhe Struga.

Më parë u paralajmëruan investime nga “Genterm” në Prilep dhe “Kapkon” në Shkup.

Tre muajt e fundit qeveria paralajmëroi bum investimesh jo vetëm në Ohër dhe strugë, por edhe në Veles, Prilep, Rankovcë, Shkup. Investimet e reja duhet që të punësojnë 10.500 njerëz ndërsa rëndojnë 720 milion euro.

Përkundër paralajmërimeve të qeverisë për investimet e huaja, rezultatet e mujve të kaluar tregojnë se gjendja është më ndryshe. Sipas të dhënave zyrtare për nëntë muaj janë realizuar 200 milion euro investime direkte të huaja.

Bizneset që janë të lidhura drejtpërdrejtë me investimet e huaja   sot u ankuan se sivjet mzi dalin në fund sepse kanë pasur pak punë.

Lajme të ngjashme

Back to top button