Van Gaal vendosi ta huazojë Januzajn

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal, duket se tashmë ka vendosur ta largojë kosovarin Adnan Januzaj nga skuadra e tij.

Mediat britanike njoftojnë se holandezi është pajtuar me faktin që ta lirojë si të huazuar Adnanin, i cili po e ka problem ta bëjë një vend në formacionin e tanishëm të Djajve të Kuq.

Real Sociedad, Inter, Hull City e Ajax janë disa nga skuadrat e interesuara për shërbimet e kosovarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button