Përleshje e përgjakshme në Gostivar, dy vëllezër në gjendje kritike

Dy vëllezër nga fshati Senokosë së Gostivarit, në mëngjes rreth orës 4, janë gjetur me lëndime të rënda në kokë afër një kanalit të ujit.

Pas kontrollit të dhënë mjekësor në spitalin e Gostivarit, K.A. dhe N.A. janë dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup.

Sipas informacioneve të para nga MPBja, personat të mbuluar me gjak dhe pavetëdije, në rrugën Negotinë – Senokosë, i ka gjetur një person tetëmbëdhjetë vjeçar nga fshati Negotinë, me çka edhe e ka paraqitur rastin në polici. Ekipi nga stacioni policor në Gostivar, ka kryer hetime dhe kërkon sulmuesin i cili deri tani është i panjohur.

Më shumë gjasa, vëllezërit më herët kanë pasur mosmarrëveshje me dy persona të tjerë rrethë ujitjes së tokës, ndërsa sipas burimeve jozyrtare, sulmuesit pas përleshjes kanë ikur me automjet në drejtim të panjohur.

Lajme të ngjashme

Back to top button