Në aksionin policor “Gora” 19 kallëzime penale dhe 29 persona të paraqitur

Në periudhën nga ora 01:01 në konkludim me 15 dhjetorin, SPB Shkup duke vepruar në pajtim me paraprakisht planet e përgatitura për marrjen e masave dhe aktiviteteve në kuadër të aksionit “Gora”, deri te Prokuroria themelore publike kompetente, dorëzoi gjithsej 19 kallëzime penale, me gjithsej 29 persona të paraqitur, midisi të cilëve dy persona minoren, për 22 vepra të bëra penale.

Dhjetë nga veprat penale janë “vjedhje”, pastaj për “ndihmë” për “falsifikim ose shkatërrim të librave afariste” për “keqpërdorim të të dhënave personale”, si dhe për “vjedhje në tentim”. Në kuadër të këtyre aktiviteteve janë sekuestruar mbi 125 metra kub drunj të ndryshëm për ngrohje, janë marrë pesë automjete transportuese motorike dhe po aq automjete motorike të udhëtarëve, si dhe një traktor me rimorkio, gjashtë sharra motorike. Dëmi i përgjithshëm i vlerësimit arrin pothuajse 850.000 denarë.

Gjatë muajit tetor të këtij vitit, kumtoi sot MPB­ja, Njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik dorëzoi gjithsej pesë kallëzime penale kundër 10 personave të moshës nga 16 deri në 47 vjet, për gjithsej tetë vepra të kryera penale prej të cilave katër “vjedhje”, dy “ndihmë” dhe nga një “falsifikim ose shkatërrim të librave afariste” dhe “keqpërdorim të të dhënave personale”. Me këtë rast janë konfiskuar mbi 35 metra kub drunj për ngrohje, janë marrë edhe katër automjete transportuese motorike, një automjet motorik i udhëtarëve, një traktor me rimorkio dhe dy sharra motorike. Dëmi I vlerësuar material arrin rreth 246.000 denarë.

Gjatë muajit nëntor janë dorëzuar gjithsej 11 kallëzime penale, prej të cilave 1­ nga ana e Njësisë për krim ekonomik dhe kompjuterik dhe një nga ana e Stacionit policor në Draçevë, kundër 12 personave të moshës nga 19 deri në 48 vjet, për kryerjen e gjithsej 11 veprave penale, nga të cilat katër “vjedhje”, tre “shkretim të pyjeve”, tre “vjedhje pyjore” dhe një vepër penale “vjedhje në tentim”. Me këtë rast janë konfiskuar pothuajse 30 metra kub të drunjve për ngrohje, janë marrë tre sharra motorike, ndërsa dëmi i shkaktuar material arrin mbi 200.000 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button