Takohen kryepolicët e Maqedonisë dhe Shqipërisë

Garantimi i sigurisë në rajon dhe krijimi një klime së më të përshtatshme për lëvizjen e lirë të qytetarëve, ishin kryefjala e takimit të zhvilluar në Ohër mes Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë Shqiptare dhe homologut të tij nga Maqedonia, Mitko Çavkov, njofton Agjencia telegrafike shqiptare. Vizita e Drejtorit të Përgjithshëm zhvillohet në kuadrin e takimit të mëparshëm të zhvilluar midis dy Ministrave të Brendshëm të dy vendeve të zhvilluar muaj më parë në Tiranë, shkruan Koha.

Gjatë takimit, kryepolici, Artan Didi ka falënderuar homologun e tij për mikpritjen e ngrohtë të ofruar për këtë takim pune midis ekspertëve të dy policive. Më pas u kalua në trajtimin e tematikave të përbashkëta që ka dinamika e përditshme për përmbushjen e angazhimeve të ndërmarra nga dy qeveritë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Didi dhe Çavkov kanë theksuar rëndësinë e përcaktimit të prioriteteve të përbashkëta si, garantimi i sigurisë në rajon, krijimi i një klime sa më të përshtatshme për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe te mallrave në të dy anët e kufirit, rritjen e nivelit të bashkëpunimit midis dy policive me vendosjen e kontakteve direkte, si dhe shtrirjen e nivelit të bashkëpunimit duke vendosur këto kontakte si në qendër ashtu edhe në nivelet vendore midis policive lokale për shkëmbimin në kohë reale të informacioneve. Gjatë takimit u përcaktuan prioritetet për forcimin e këtij bashkëpunimi nëpërmjet intensifikimit të veprimeve të përbashkëta operacionale në luftë kundër të gjitha llojeve të trafiqeve të paligjshme kjo edhe me mbështetjen dhe ekspertizën e partnerëve tanë të përbashkët ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button