Maqedoni, qytetarët mbeten të pambrojtur

Njohësit e çështjeve juridike vlersojnë se gjykatat në Maqedoni, veçanërisht avokatët, nuk janë të aftësuar në nivelin e duhur për të mbrojtur të drejtat e qyetarëve, ku si dëshmi ata sjellin dhe faktin se në Maqedoni këtë vit për herë të parë Gjykata e Shkupitn ka sjellë vendim në bazë të cilit konstaohet dikriminimi në bazë të përkatsisë etnike, i cili vendim ende nuk është i plotfuqishëm, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Voisllav Jovanovski, ka thënë se në adresë të Komitetit të Helsinkit, kanë aritur më shum ankesa ku qytetarët ankohen nga gjykatat, përkatsisht prokuroria.

Por, pas shqyrtimit me kujdes të lëndëve përkatëse është konstatuar se në pjesën më të madhe të rasteve, janë pikërisht avokatët mbrojtës të qytetarëve të cilët nuk kanë aritur të mbledhin dëshmitë e duhura, përkatësisht nuk kanë aritur të mbrojnë të drejtat e palëve sa i përket cënimit të të drejtave të njeriut.

Jovanovski si shembullin më eklatant, sjell faktin se në Maqedoni, gjykatat nuk kanë sjellë asnjë vendim i cili është i plotfuqishëm sa i përket diskriminimit, shqetsimeve në vëndin e punës, gjuhën e urejtjes.

“Në Maqedoni edhe kundrejt harmonizimit të legjislacionit të vendit me atë të vëndeve të BE-së, mungonjnë praktikat evropiane, pra avokatët shumë pak janë të njoftuar me praktikat e gjykatave të vendeve të zhvilluara evropiane, sa i përket trajtimit të drejtave të njeriut”.

“Veçanërisht rastet që kanë të bëjnë me diskriminimin, mbi baza etnike, fetare, gjinore, apo politike, madje kemi rastet kur bëhen presione të ndryshme në vendin e punës, ose rastet që kanë të bëjnë me perdorimin e gjuhës së urejtjes”, thekson Voisllav Stojanovski.

Nga ana tjetër, Maja Kallanovska, e cila është menaxhere e projektit për trajnimin e 36 avokatëve të rinj në lëmin e të drejtave të njeriut, projekt ky që realizohet në bashkëpunim të organizatës së avokatëve të rinj dhe USAID-it, konsideron se në Maqedoni qytetarët hezitojnë të procesojnë rastet edhe atëherë kur janë të sigurtë se janë shkelur të drejtat e tyre, si pasojë e mungesës së një mbështeje të fuqishme juridike.

“Gjatë hulumitemeve tona, kemi konstatuar se mungon specializimi sistematik i kuadrit juridik në rastet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, ne nuk themi se nuk ka raste individuale që janë ekspert të kësaj lëmie, por përmes këtij projekti synojmë të formohet një rreth i avokatëve të aftësuar të cilët do të fokusohen pikërisht në mbrojtjen e të drejatve të njeriut”, thekson Kallanovska.

Por, Osman Kadriu njohës i çështjeve juridike, thotë se avokatëtëve në më shumë raste u pamundësohet t`i mbrojnë klientët e tyre si rrjedhojë e ndërhyrjeve polilitike gjatë procedimit të rateve të caktuara, veçanërisht kur qyetarët si palë padisin insitutcionet për diskriminim.

“Kemi shumë raste konkrete kur ndaj avokatëve ngriten padi se ata kanë bërë keqpërdorimin e pozitës në mbrojtje, përkatësisht akuzohen se avokatët përdorin mjete jo të sakta , jo relevante përkatsisht jo ligjore, dhe nga mbrojtës ata shëndrohen në të paditur”.

“Kjo dukuri edhe pse nuk guxon të ndodh në një shtet demokratik, është e pranishme në atë që e kemi theksuar disa herë, gjykimet selektive me theks të veçantë në ato procese gjyqësore, që si prapavijë kanë ndonjë hakmarrje politike”, thekson Kadriu.

Lajme të ngjashme

Back to top button