Teqeja “Harabati Baba” në Tetovë monumenti i lënë në mëshirën e askujt

Mungesa e një statusi juridik siç është regjistrimi i bashkësisë Bektashiane në Maqedoni dhe kontesti me Myfteninë e Tetovës, bëjnë ende të pamundur realizimin e një projekti gjithëpërfshirës për mirëmbajtjen edhe renovimin e teqesë “Harabati Baba” në Tetovës. Restaurime janë bërë në murin rrethues përballë portës perëndimore, ndërsa tani një fondacion italian do të bëjë renovimin e godinës së njohur si “çardaku i grave”.

Dervishi i Teqesë, Abdylmytalib Beqiri, thote për Portalb se shqetësimeve të bashkësisë bektashiane lidhur me regjistrimin pritet së shpejti t’i japë fund Gjykata e Strazburgut, ku është dërguar lënda për shqyrtim.

Deri sa Teqeja të zgjidhe kontestet e saj, shqetësimi shtohet më shumë për objektet që po shkatërrohen nga mungesa e mirëmbajtjes.

1469887_613656558738741_3045431383367945600_n (Custom)

Pjesa më e rëndësishme e Teqesë ku gjendet Tyrbja disa vite pas dëmtimit nga zjarri mbetet ende e pa ndërtuar. Dervishi i Teqesë, Abdylmytalib Beqiri është i shqetësuar se “Tyrben” është afër rrënimit. Ai thotë se që pas shkatërrimit nga zjarri nuk është prekur asgjë për të bërë rinovimin.

10402721_613656408738756_4062006933037696336_n (Custom)

Plafoni i shatërvanit, që konsiderohet një punim arti duket i plasaritur dhe të krijon përshtypjen se nuk do të mund t’i rezistojë gjatë rënies.

10408989_613656375405426_5868401780758500392_n (Custom)

“Rekonstruimet janë të pjesshme kryesisht në pjesën e murit rrethues, ndërsa godinat e vjetra  që mbartin vlera arkitektonike janë në gjendje të mjerueshme dhe nuk mund të parashikojmë deri kur mund t’i rezistojnë neglizhencës për të mirëmbajtur ato”, thotë Dervishi i Teqesë, Abdylmytalib Beqiri

1610830_613656235405440_6166535006047720433_n (Custom)

Sipas tij pjesa që njihet si konaku, ku ndodhet edhe Tyrbeja rrezikon të shembet, ajo më nuk mund të përballojë edh një shtresë të hollë bore. Abdylmytlibi thotë se nuk ka edhe tre shkallë për tu ngjitur në dhomën e pritjes.

10858429_613656758738721_835180381576250185_n (Custom)

Kleriku i vetëm Dervishi i teqesë, Abdylmytalib Beqiri edhe këtë dimër do ta kalojë në hapësirën ku priten mysafirët. Kleriku bektashian, thotë se në këtë teqe nuk është kryer kurrfarë investimi, duke lënë objektet arkitektonike të kultit bektashian në mëshirën e fatit.

Lajme të ngjashme

Back to top button