“Jugohromi” ndot, Prokuroria mbyll sytë

Prokuroria publike ka hedhur poshtë kallëzimin penal të parashtruar nga Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë kundër “Jugohrom”-it nga fshati Jegunovc i Tetovës për ndotjen e mjedisit jetësor dhe kanosjen e natyrës me materie hedhurinash.

Nga një prilli të gjitha kapacitetet industrial kanë obligim të bëjnë përshtatje ekologjike të helmeve që i lëshojnë në natyrë gjatë prodhimit, por “Jugohrom” vazhdoi me punën dhe me ndotjen e rrethinës duke injoruar ankesat e qytetarëve.

Nga partia e RDM-së sot raportuan se me kallëzimin penal kanë ngritur edhe material dëshmues për koncentrimet e ndotjes së ajrit në Tetovë.

“Ne nuk e kemi të qartë se si mund Prokuroria ti injorojë dëshmitë, ndërsa arsyetimi për hedhjen poshtë të kallëzimit të jetë vetëm një procesverbal nga dëgjimi i përfaqësuesit të “Jugohrom”. Ky vendim i Prokurorisë tregon mosnjohje apo mbyllje sysh para veprave penale që i ka bërë “Jugohrom”, e që kanë ndikim direkt mbi jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe janë shkaktarët kryesorë për ndryshimin e cilësisë së ajrit, ujit dhe truallit në këtë rajon. Me mospërmbajtjen ndaj dispozitave për mbrojtjen e mjedisit jetësor, gjegjësisht me refuzimin që të marrë masa për përshtatjen ekologjike, “Jugohrom” shkaktoi kanosje mbi mjedisin jetësor dhe natyrës me materie hedhurinash, të cilat janë të rrezikshme edhe për gjeneratat e ardhshme”, komentoi zëdhënësi i partisë Toni Ristov.

Lajme të ngjashme

Back to top button