Edhe një muze i VMRO në Maqedoni

Në Novo Sello të rajonit të Shtipit sot do të bëhet hapja solemne e edhe një muzeu të VMRO-së. Muzeu do të mbajë emrin “Muzeu i VMRO-së për Shtipin dhe rajonin e Shtipit (1893-1934)”.

Në hapjen solemne do të jetë prezentë edhe Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska. Muzeu është vendosur në shtëpinë e familjes Andonovi, e cila është shtëpi tipike e arkitekturës vendase. Kjo shtëpi gjatë periudhës së fundit është rindërtuar në tërësi.

Ende nuk janë të bëra publike detajet se sa ka kushtuar ky projekt në rajonin e Maqedonisë Lindore.

Lajme të ngjashme

Back to top button