Turqia lëshon urdhër arrest për Fetullah Gylenin

Turqia ka lëshuar mandat arresti për klerikun kontravers që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan e akuzon për përpjekje për ta rrëzuar nga pushteti duke krijuar “shtet paralel”. Lajmi është raportuar sot nga rrjeti televiziv shtetëror, “TRT Haber”.

Gulen, i cili jeton në ekzil të vetëimponuar në Pensilvani, është futur në një konflikt të hapur me Erdoganin që prej hetimeve për ryshfet që synuan rrethin e ngushtë të tij, kur ai mbante postin e kryeministrit.

Ndersa vet Gylen, i cili ka mohuar perfshirjen ne spiunazh dhe tentim per grusht shteti, ka akuzuar dite me pare Erdoganin se po krijon nje “fryme frike” ne Turqi.

Erdogan edhe me pare ka njoftuar se do t’u kërkonte Shteteve të Bashkuara të ekstradonin Gulenin, por një gjë e tillë mund të realizohej vetëm pasi të lëshohej një mandat arresti dhe provat për krimin e kryer.

Ndersa vet presidneti Erdogan ka bere nje spastrim te gjykatave dhe prokurorise nga “piunët” e Gylenit, te cilet eshte vertetuar se kane zhvilluar perpjekje serioze per grusht shtet dhe njollosje te imazhit te qeverise qe para ca muajsh udheheqej nga Erdogan. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button