Noizy dhe Dafina në një koncert, dikur janë sharë mes vete

Reperi nga Shqipëria, Noizy dhe këngëtarja nga Kosova, Dafina Zeqiri, pritet që të performojnë për herë të parë bashkë, dy vjet pasi publikisht ishin fyer.

Para më shumë se dy vitesh ishte Noizy që indirekt ka fyer Dafinën në këngën “Na Jena OTR”.

“Nusen tonde ta ka ** krejt estrada”, ka qenë pjesa e tekstit që i është referuar Dafinës atëkohë e dashura e Ledri Vulës, i cili ka qenë në konflikt me Noizyn bashkë me Babastars (këta të fundit vazhdojnë të mos kenë marrëdhënie të mira me Noizyn).

Por, tani duket të kenë ndryshuar paska kohërat. Pasi edhe Ledri doli nga Babastars dhe u zbut disi për t’u pajtuar me Noizyn falë miqve të përbashkët që ata i kanë, duket se një gjë të tillë ka bërë edhe Dafina.

Ajo pritet të performojë bashkë me Noizyn në një koncert të përbashkët në Gjermani dhe duket se e kaluara aspak nuk ka ndikuar këtu.

Ledri dhe Dafina sot janë të ndarë në aspektin e dashurisë, por në aspektin muzikor janë bashkë, teksa të dy këta kanë shkëputur çdo lidhje me Babastars, e që akoma nuk kanë marrëdhënie të mira me Noizyn. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button