Kapet grupi që dyshohet se vidhte argjendaritë në Strugë, Ohër dhe Dibër

Në aksionin  e përbashkët të ministrive të punëve të brendshme të Maqedonisë dhe Shqipërisë, janë arrestuar anëtarët e  një grupi kriminal të cilët kanë kryer një sërë vjedhjesh në artaritë të Strugës, Ohrit dhe Dibrës, kanë informuar Artan Didi drejtor i Policisë shqiptare dhe drejtori i Policisë së Maqedonisë  Mitko Çavkov në takim pune, për luftën kundër krimit të orgnizuar.

Zbulimi i këtij grupi kriminal ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit dhe këmbimit të shpejtë të informacioneve midis policisë maqedonase dhe shqiptare, Bëhet fjalë për një grup të përbërë nga shtetas shqiptarë, të cilët për një periudhë më të gjatë operojnë në vendet e BE-së. Një pjesë e tyre janë arrestuar, ndërsa për pjesën tjetër kemi informacione se gjenden në vendet e BE-së, ka deklaruar Çavkov

Ai ka shtuar se arrestimi pjesëtareve të këtij grupi është shembull i mirë i bashkëpunimit midis dy policive i cili në të ardhmen do të zgjerohet me krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.

“Në takimin e Ohrit bëhet analiza e punës së kryer deri më tani dhe detektohen problemet, në mënyrë që ato të evitohen në të ardhmen me qellim që të arrihen rezultate edhe më të mëdha”, ka deklaruar Artan Didi, drejtor i Policisë Shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button