Shkupi përsëri e vesh bardh e kaltër Stankovskin

KF Shkupi e ka filluar me fitore sezonin e ri sezonin e ri në kuadër të Ligës së Dytë, ndërsa nuk kanë kaluar as 24 orë dhe ka marrë edhe një përforcim tjetër, është lojtari Goran Stankovski, i cili e njeh shumë mirë fushën e Çairit, pasi që në sezonin 1999-2004, ka mbajtur në trup fanellën e ish-Sllogës. 

Shkupi pas fitores 3:0, ka dëshmuar se do të jetë një ndër ekipet që do të tentojë të jetë në mesin e më të mirëve, ndërsa kemi potencuar se sivjet Liga e Dytë do të jetë më kualitative nga fakti se luajnë shumë ekipe që vite me radhë kanë qenë anëtare të Ligës së Parë, ndërsa edhe nga sezoni i ardhshëm kjo Ligë do të numërojë dhjetë skuadra. Kjo bën që 7 ekipe të largohen direkt në Ligën e III-të, dy luajnë balotazh dhe dy kualifikohen në Ligën e Parë.

Përforcimi i fundit i Shkupit, Stankovski është një futbollist me shumë përvojë, pasi ka luajtur për ekipe ndërkombëtare dhe ekipet më të mira të vendit, siç janë Slloga Jugomagnat (1997-1998), pastaj transferohet në Gjermani te skuadra Tenis Borussia Berlin, kthehet përsëri në Çair te Slloga, në vitin 2004 luan me Rabotniçkin, prej ku vitin e ardhshëm luan për Royal Antwerp, përsëri kthehet në Rabotniçki, më pas luan me ekipin Kitchee FC në Kinën e largët, që më pas të kthehet te Makedonia Gj.P. Luajti edhe në Rusi për FC Sibir Novosibirsk, pastaj në Turqi për Diyarbak?rspor, në Rumuni për FC Dacia Chi?in?u dhe së fundi ishte pjesë me Dritën e Bogovinës në Ligën e Parë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button