Guardiola e tha fjalën e fundit, Shaqiri mbetet në Bayern

Xherdan Shaqiri nuk do të largohet nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të dimrit. Këtë e ka konfirmuar trajneri i skuadrës Pep Guardiola.

Ai ka mohuar zërat se ylli kosovar do të largohet nga skuadra. Shaqiri do të mbetet në ekip, por Frank Ribery dhe Arrjen Robben do të mbesin zgjedhjet e para të strategut spanjoll.

Kur është pyetur nga mediat për të ardhmen e Xherdan Shqirit dhe Emile Hjojberg, Guardiola është përgjigjur: “”Unë mendoj se ata do të qëndrojnë”

“ Nëse ata duan diçka, atëherë ata duhet të flasin me drejtorin sportiv, Matthias Sammer.”, ka deklaruar ish trajneri i Barcelonës.

Shaqiri është aktivizuar si rezervistë këtë sezon. Kosovarit ka kërkuar minutash më të madhe dhe për këtë është spekuluar se në janar do të gjej një klub ku mund të luaj më shumë.

Xherdan Shaqiri ka zgjuar interesimin e disa skuadrave të mëdha si: Manchester United, Arsenal, Liverpool, Juventus, Inter, Wolfsburd e të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button