Prostitucion dhe drogë në Itali, shkatërrohet banda e shqiptarëve

Një bandë shqiptarësh e përkushtuar në trafikimin e drogës dhe prostitucionin është shkatërruar nga policia e shtetit fqinj, duke sekuestruar edhe 900 kg drogë.

Efektivët e Milanos kanë ekzekutuar 12 urdhër-arreste ndaj personave të përfshirë në këtë çështje, të cilët sipas mediave italiane janë të gjithë shqiptarë.

Mësohet se hetimet ndaj këtij grupi kriminal kanë nisur që në muajin prill, duke çuar edhe në sekuestrimin e 900 kg marijuanë.

Policia e Milanos pritet që të dalë rreth orës 11:00 në një konferencë për shtyp për të dhënë më tepër detaje./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button