“Shkupi 2014” përmbledh të gjitha çmenduritë e ish-Jugosllavisë

Gazetari dhe kolumnisti kroat Boris Dezuloviç ka shprehur kritika të ashpra rreth projektit “Shkupi 2014”.

“Të gjitha çmenduritë nga vendet e ish-Jugosllavisë janë përshkuar më në fund në Shkup, me projektin ‘Shkupi 2014’ , me këtë projekt të barokut dhe neoklasicizmit. Ky projekt përbën estetikë dhe poetikë të një nacionalizmi ekstrem”, deklaroi gazetari Dezuroviç me rastin e promovimit të librit të tij “Në kërkim të së humburës” në Info Qendrën e BE-së në Shkup. 

Ai pranoi se përshtypje më e madhe gjatë qëndrimit në Shkup i ka lënë projekti “Shkupi 2014”, që sipas tijë është një park tematik antik. 

“Më ka ardhur turp kur kam parë ato pallate dhe skulptura. I kam parë ato më parë në xhirime, por në jetën e përditshme është më e rëndë. Njeriu përballë kësaj nuk mundet as të qeshë”, deklaroi publicisti kroat. Sipas tij, nacionalizmi në Ballkan vazhdon të paraqes rrezik për paqen. 

Lajme të ngjashme

Back to top button