Investitorë nga Turqia të interesuar për të investuar në Saraj

Kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati, ka pritur në takim disa investitor nga Turqia, të cilët kanë shfaqur interes për të investuar në Saraj. Në këtë takim, kryetari Bekim Murati e ka prezantuar pozitën gjeografike që ka territori i Komunës së Sarajit, dhe mundësit që ofron për të investuar. Ai, gjithashtu i njoftoi afaristët nga Turqia me pasurit dhe resurset natyrore që ka Komuna e Sarajit, siç është burimi në Rashëe, Kanjoni “Matka”, si dhe liqeni i Treskës, cili tani menaxhohet drejtpërdrejt nga Komuna e Sarajit. “Komuna e Sarajit është e hapur për bashkëpunim të ngushtë me sektorin e biznesit qoftë vendore, por edhe atë të jashtëm.

“Angazhohemi dhe punojmë që të ofrojmë kushte, sa i përket angazhimit tonë si pushtet lokale, për ndërtimin dhe zhvillimin e infrastrukturës. Ne kemi investuar që ti asfaltojmë rrugët që janë në funksion të qarkullimit më të lirë, të automjeteve të rënda të komunikacionit, në pjesën që e kemi shpallur si zonë industriale në hyrje të Sarajit, ku kemi edhe investime konkrete nga biznesmen lokal. Komuna e Sarajit është dhe mbetet partner strategjik i sektorit të biznesit”, deklaroi kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati.

Investitorët nga Turqia kanë shfaqur interes që të marrin me koncesionim liqenin e Treskës. Për të njëjtën hapësirë janë të interesuar edhe biznesmen nga Danimarka dhe Austria.

Lajme të ngjashme

Back to top button