Rita “nuk mund të besojë” se ka performuar për Obamën

Rita Ora ende duket shumë e emocionuar rreth performancës së saj para presidentit amerikan Barack Obama.

Këngëtarja kosovare të dielën pati nderin të këndojë para familjes Obama në një koncert të Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një postimi në Facebook, Rita nuk ka nguruar edhe një herë të shfaqë emocionet e saj për këtë, duke thënë se kjo është një gjë ende e pabesueshme për të.

“Ende nuk mund të besoj se kam performuar për Presidentin Obama në koncertin ‘Krishtlindjet në Washington’”, ka thënë Rita përmes një postimi në Facebook. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button