Rama – Vuçiq, në fokus shqiptarët e Luginës (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar sot homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq, me të cilin ka biseduar për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Lajmin e këtij takimi e ka njoftuar vetë Rama në rrjetin social “Facebook”, por duke mos zbuluar detaje të tjera të këtij takimi.

“Takim me km Vuçiq për rritjen e ritmit të bashkëpunimit dhe rritjen e kujdesit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, shkruan Rama për takimin me Vuçiq.

Në këtë takim, kreu i ekzekutivit shoqërohej nga delegacioni shqiptar, ku ndodhet edhe ministri i Ekonomisë Ahmetaj dhe ministri i Transportit Haxhinasto.

Ndërsa me kryeministrin kinez, Li Keqiang, sipas Ramës është arritur mirëkuptim i plotë për nevojën e rritjes së mbështetjes financiare të Kinës ndaj Shqipërisë dhe vendeve të Rajonit.

“Mirëkuptim i plotë me km Li Keqiang për nevojën që Kina të rrisë mbështetjen financiare ndaj Shqipërise dhe rajonit #Ndryshimereale”, shkruan Rama në një postim të mëparshëm./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button