Operatorët nuk duhet të emitojnë program që nuk është me titra në gjuhën shqipe dhe maqedonase

Operatorët televiziv që riemitojnë programet e tyre nëpërmjet rrjeteve elektronike komunikative duhet të jenë me titra në gjuhën maqedonase dhe gjuhën e bashkësisë që nuk është shumicë, ndërsa e flasin 20 përqind të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

“Duke pasur parasysh këtë, Agjencia ju ka kërkuar operatorëve që menjëherë të largohet opsioni për zgjedhjen e përkthimit në paketën digjitale, ose që të mbetet vetëm përkthimi në gjuhën maqedonase dhe / ose gjuhën shqipe. Agjencia do të bëjë vëzhgimin e operatorëve nëse respektojnë ligjin dhe nëse konstatohet se nuk respektohet ligji do të kërkohet hapja e procedurës për kallëzim penal”, informojnë nga Agjencia.

Lajme të ngjashme

Back to top button