Moyes pranon se e kërkon Januzajn

Ish-trajneri i Manchester United, David Moyes, e ka konfirmuar në mënyrë indirekte interesimin e tij për mesfushorin kosovar, Adnan Januzaj. Tanimë trajneri i Real Sociedadit theksoi se gjatë janarit do të tentojë ta përforcojë skuadrën e tij me lojtarë që do t’i marrë në huazim.

“Presidenti ka qenë shumë i mirë me mua dhe do të më lejojë të shikoj se ҫfarë mund të bëjë”, u shpreh Moyes. “Qëllimi im është që ndoshta të hulumtojë në tregun e huazimeve që të sjell lojtarë në huazim”, shtoi tutje trajneri skocez, përcjell Daily Mail.

Lajme të ngjashme

Back to top button