Lyrical Son brohoriste për liri

Reperi nga Prishtina Festim Arifi apo që për publikun njihet si Lyrical Son, ka postuar një fotografi në rrjetin social ‘Instagram’, të cilën e kishte bërë para 16 vite më parë që i bije të jetë realizuar në vitin 1999, koha kur gjatë luftës në Kosovë KFOR-i kishte hyrë në vendin tonë.

Në këtë foto rep artisti shihej se është me disa djem të cilët së bashku brohorisnin për liri dhe demokraci. Brenda kësaj fotografie, Lyrical Son ka lënë edhe një shkrim ku tregon edhe për emocionet e tij. “DEMOKRACI, LIRI, PAVARESI..!!! Kto ishin brohoritjet nga 1999-ta kur hyri KFORI me 13-15 qershor ne Prishtine.!!! Gjene cilli jom une..!!! Fiks para 16 vjet e gjyse..!!! #1999” ishte postimi i tij. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button