Apple vendos standarde të reja për kasat e iPhone-ëve

Sot ka me shumicë kasa iPhone-ësh mes të cilave mund të zgjidhni, por disa me siguri janë më të mira se gjithë të tjerat.

Duke filluar që tani Apple po ndërmerr një hap të ri për të garantuar një kualitet më të lartë përmes përditësimit të programit të licencave të saj Made for iPhone (MFi).

Rregullat e reja do të ndihmojnë ta mbroni telefoin tuaj nga rëniet dhe dëmtimet duke bllokuar prodhimin e kasave me materiale jo të duhura dhe të rrezikshme, sipas 9to5Mac.

Sipas tyre, kasat e iPhone-ëve të aprovuara nga Apple do mund ta mbrojnë telefonin tuaj dhe gjatë një rënie në tokë nga 1 metër lartësi. Në të njëjtën kohë, Apple po kërkon që të gjitha kasat të ofrojnë mbrojtje dhe për ekranin, qoftë dhe 1mm. Në këtë mënyrë dhe cepat do të jenë të mbrojtur.

Apple gjithashtu ka bllokuar përdorimin e disa substancave që përdoren në ndërtimin e kasave për arsye mjedisore dhe shëndetësore. Më në fund kasat e iPhone-ve nuk do të përmbajnë material të marra nga bimët apo kafshët duke ofruar kështu mbrojtje të iPhone-it tuaj pa dëmtuar asgjë dhe askënd.

Lajme të ngjashme

Back to top button