Shkupi me 3 gola i uroi Bajramin Dritës

Ka filluar sot kampionati edhe në Ligën e Dytë të Maqedonisë, ndërsa derbi i xhiros është luajtur në Shkup, në stadiumin e Çairit, ku para më shumë se 4.000 shikuesve ekipi Shkupi e ka mundur Dritën me rezultat të pastër dhe të merituar 3:0.

Gjithçka filloi me dominim të Shkupit, ndërsa Drita mundohej të mbrohej, edhe ashtu me mbrojtjen e përgjysmuar, pasi i mungonin 3 mbrojtësit e ekipit të parë, të cilët ishin lënduar në miqësore. Ertan Hasani kishte mundësi që të hap serinë e golave që në pjesën e parë, por nuk shënoi nga penaltia, të cilën e mbrojti portieri Basnarkov.

Por “Shvercerat Shkup” të cilët nuk u ndalën duke e përkrah ekipin e tyre të zemrës më shumë se 90 minuta, i dhanë përkrahje të madhe Hasanit, i cili ua ktheu në mënyrën edhe më të mirë duke shënuar 3 gola në pjesën e dytë.

(Ertan Hasani provoi të shënojë edhe me “gërshërë”)

Në këtë ndeshje skuadrën e Shkupit e udhëhoqi trajneri Zekirija Ramadani, shkaku se Visar Ganiu dhe Meriton Berisha kishin dënime nga ndeshja e balotazhit.

Trajneri i Dritës ka uruar Shkupin për fitoren, duke thënë se ishte e merituar dhe se shkupjanët treguan lojë më të mirë. “Do ti uroj për fitoren kolegëve të mi nga Shkupi, ishte një ndeshje shumë e vështirë, ndërsa Shkupi tregoi se ka pretendime të mëdha këtë sezon. Ne ishim të hendikepuar me mungesa në mbrojte, por besoj se shumë shpejt edhe Drita do të kthehet në formë”, ka thënë për “Portalb” Jeton Beqiri.

(Bunjamin Asani përforicim i duhur i Shkupit, kapiten i vërtet në fushë)

Nga ana tjetër trajneri i Shkupit, Zekirija Ramadani ka përgëzuar lojtarët për forcën e treguar në fushë. “Jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje dhe doli që kishim vendosur së bashku me kolegët e mi Visar Ganiun dhe Meriton Berishën, të kemi vënë strategji të mirë. Falënderoj edhe “Shvercerat” të cilët nuk u ndalën për asnjë moment duke na përkrahë dhe ne u dhamë fitoren. Do të jetë një kampionat shumë i fortë, por besoj se me edhe dy përforcime të reja, do të jemi edhe më të fortë”, tha Ramadani.

(Shvercerat Shkup më shumë se 90 minuta nuk u ndalën duke përkrah ekipin e zemrës)

Para tifozëve kryesia e klubit kishte sjellë dhe shumë yje të kësaj ekipe kur luante me emrin “Slloga Jugomagnat”, si Nexhemdin Memedi, Arsim Abazi, Refik Arif, Feim Beganoviq, Esad Çollakoviq, Mensur Nexhipi, Nexhat Shabani, Jane Nikollovski, Bruno Presillski, Iko Hajdarpashiq, Sashe Zdravevski, Zoran Jovanovski e Goran Stankovski.

Nga ekipet tjera shqiptare, edhe Vrapçishti ka shënuar fitore të thellë në duelin ndaj Rrufejës, me rezultat 4:1, ndërsa Zajazi në ndeshjen e parë në Ligën e Dytë, ka pësuar disfatë nga Boreci me rezultat 2:0. 

Ja dhe të gjitha rezultatet:
Vrapçishti – Rrufeja 4:1  
Novaci – Tiverija 0:2  
Maxhari S. –  11 ???????? 3:1  
Sileksi – Miravci 0:0  
Teteksi – Lokomotiva 3:1  
Pobeda – Skopje 0:0  
Shkupi – Drita 3:0  
Boreci – Zajazi 2:0

Tabela pas xhiros së parë:

/ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button