Sherr për një vajzë, plagoset një nxënës në Durrës

Një nxënës i moshës 16 vjeçare është plagosur me thikë në Durrës.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në afërsi të shkollës së mesme “Naim Frashëri” ku i plagosuri M. Bregu 16 vjeç dhe autori i identifikuar si Mariglen Malçi 18 vjeç, janë konfliktuar mes tyre, duke çuar në përdorimin e thikës.

Mësohet se shkak për sherrin mes dy adoleshentëve, nxënës në të njëjtën shkollë, është bërë një vajzë dhe pëlqimi i tyre për të.

Menjëherë pas plagosjes është bërë arrestimi i Malçit dhe shoqërimi i tij në polici. Si pasojë e plagëve të marra 16 vjeçari është dërguar në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e uniformave blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe të konfliktit mes të rinjve, ndërsa po merren dëshmitë e personave që kanë qenë të pranishëm në konflikt./ NOA

Lajme të ngjashme

Back to top button