SHBA: Gjithnjë në mbështetje të Kosovës

Ministri i Brendshëm Skënder Hyseni ka pritur në një takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Trace Ann Jacobson.

Fillimisht, ministri Hyseni falënderoi ambasadoren për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë SHBA-të për Republikën e Kosovës, sidomos për përkrahjen në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovës, veçanërisht për Policinë e Kosovës.

“Pas marrjes së detyrës si ministër i Punëve të Brendshëm do të punoj me përkushtim në përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovës dhe zbatimin e ligjit, në mënyrë që të gjithë qytetarët e Kosovës të ndihen të siguritë”, tha ministri Hyseni.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, theksoi se një ndër prioritetet kyçe në periudhën në vijim, do të jetë luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, luftimi dhe parandalimi i migrimit ilegal, trafikimi me qenie njerëzore, luftimi i ekstremizmit dhe terrorizmit./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button