Shkon me pistoletë në shkollë, policia parandalon një ngjarje në Tiranë

Blutë e Tiranës kanë parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale brënda ambienteve të një shkolle 9 vjeçare, teksa kanë kapur një 15 vjeçar me armë.

I riu i cili prej kohësh ishte zënë me një shok, mendohet se do të shtinte mbi të. Mesditën e sotme, një nxënës i shkollës 9-vjeçare “11 Janari” është kapur me pistoletë në ambientet e shkollës, pas informacioneve të marra nga uniformat blu.

15 vjeçari me inicialet L.X., ishte konfliktuar me një shok pak më parë dhe prej disa kohësh, kishte pasur debate mes palëve.

Dyshohet se i riu ka marrë një armë dhe mund ta shkrepte ndaj bashkëmoshatarit me të cilin kishte debatuar më herët. Ai është shoqëruar për në rajonin e policisë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button