Makina e nënkryetarit të LSDM-së kontrollohet detajisht nga policia

Nënkryetari i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë Damjan Mançevski bëri me dije mbrëmë se makina e tij i ishte nënshtruar një kontrolli detajor në pikën kufitare “Deve Bair”.

Në profilin e tij në Facebook, Mançevski shkroi se një natë më herët, rreth orës 1 e 20, policia kufitare ka ushtruar kontroll detajor ndaj makinës, duke kontrolluar çdo cep të saj.

“Nuk e di nëse kontrolli ishte urdhëruar pas denoncimit për ‘bomba’, por policët më dukeshin interesantë tek i shihja sesi mundoheshin”, shkruan nënkryetari i LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button