GAK i miraton konkludimet për Samitin e ardhshëm të KE­-së pa datë negociatash

Ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, sot pasdite, në takimin e Këshillit për punë të përgjithshme të Këshillit të Unionit (GAK) do t’i miratojnë konkludimet për zgjerimin e BE-së për Samitin e ardhshëm të Këshillit të Evropës që do të mbahet të enjten dhe të premten.

Për vendet-kandidate dhe kandidatet potenciale për anëtarësim në BE tashmë janë arritur konkludimet të mërkurën e kaluar në takimin e ambasadorëve të vendeve të BE-së në kuadër të Grupit KOREPER të Këshillit, ku lidhur me  rekomandimin e gjashtë me radhë të Komisionit evropian për hapjen e negociatave inkuadruese me Republikën e Maqedonisë, ceket se Këshilli i Evropës do t’i kthehet kësaj çështjeje në vitin 2015, pasi që të azhurnohet nga ana e Komisionit dhe do të vërejë hapa të rëndësishëm në promovimin  marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe çështjes për emrin.

Për shkak të bllokimit të ri nga ana e Greqisë, që paraprakisht ishte e ditur se Këshilli nuk do ta pranojë rekomandimin e gjashtë me radhë të Komisionit, kështu që sot, edhe pse priten diskutime të ashpra të shefave të diplomacive, meqenëse Komisioni, por edhe 15 vendet-anëtare janë decide se Maqedonia duhet të marrë datë, ndërsa Greqia dhe Qiproja jo, në fund, megjithatë, pritet të miratohen tashmë konkludimet ku për vendin tonë edhe një herë nuk ka asgjë.

“Në drejtim të vendimit të mundshëm të Këshillit evropian për t’i hapur negociatat për inkuadrim të Republikës së Maqedonisë, Këshilli do t’i kthehet kësaj çështjeje në vitin 2015, në bazë të azhurnimit nga ana e Komisionit për zbatimin e reformave, duke e përfshirë në kontekst edhe Dialogun inkuadrues në nivel të lartë (HLAD), si dhe hapat e dukshëm të ndërmarrë për promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe për arritjen e zgjidhjes së ndërsjlltë të pranueshme të kompromnisit për çështjen e emrit”, thotë konkludimi 41, kushtuar Maqedonisë, që GAK sonte pritet ta miratojë.

Tre konkludimet e tjera të Këshillit për Maqedoninë, gjithashtu janë, ato që i propozoi Shërbimi evropin për punë të jashtme (EEAS) e Federika Mogerinit, e ato janë, fillimisht, se Këshilli e përshëndet faktin që agjenda e BE-së mbetet prioritet strategjik i vendit dhe se Maqedonia ka arritur nivel të lartë të harmionizimit me legjislaturën evropiane.

“Megjithatë ka brengosje serioze për rritjen e politizimit të institucioneve shtetërore dhe mangësive në rritje në krahasim me pavarësinë e gjyqësisë dhe lirisë së mediumeve. Mossuksesi për t’iu përjgigjur këtyre çështjeve u shkaktoi dëm qëndrueshmërisë së reformave, kështu që Këshilli u bën thirrje autoriteteve të ndërmarrin masa vndimtare për zgjidhje të shpejtë të këtyre problemeve”, ceket në këtë konkludim.

Këshilli noton edhe se “krizat e shumëfishta politike ndërmjet qeverisë dhe partive opozitare treguan nevojë për dialog politik më konstruktiv dhe inkluziv”.

“Përgjegjësia e qeverisë dhe e opozitës është të sigurojnë që debati politik të zhvillohet kryesisht në Parlament dhe të kontribuojnë për krijimin e kushteve për funksionimin e tij të rregullt. Sa i përket gjendjes ndëretnike, besimi më i madh ndërmjet bashkësive duhet të ndërtohet dhe shqyrtimi i Marrëveshjes së Ohrit duhet të përfundohet shpejtë dhe të miratohen rekomandimet”, thotë rekomandimi nga Këshilli.

Në konkludimin e fundit për Maqedoninë do të ceket se, siç është konstatuar në konkludimet e Këshillit evropian nga qershori i vitit 2008 dhe të Këshillit për punë të përgjithshme në dhjetor të vitit 2008, mirëmbajtja e marrëdhënive të mira fqinjësore, përfshirë edhe arritjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët për çështjen e emrit, nën patronatin e KB-së – mbetet me rëndësi thelbësore.

“Ekziston nevoja që të sillen bisedat afatgjata për çështjet për emrin deri në konkludim definitiv pa anulim. Aksioni vendimtar nevojitet. Në kontekst të rëndësisë gjithëpërshirëse të mirëmbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore, Këshilli vëren nivel të vazhdueshëm të lartë të kontakteve midis Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe pret përkthimin e tyre në aksione konkrete dhe rezultate”, kështu thotë konkluzioni i fundit për vendin tonë.

Konkludimet e përgjithshme për zgjerim gjithashtu janë dakorduar, madjee kështu ceket se në pajtueshmëri me konsenzusin e ripërtërirë për zgjerim, i aprovuar nga ana e Këshillit të Evropës më 14 dhe 15 dhjetor të vitit 2006 dhe konkluzionet e Këshillit më 13 dhjetor të vitit 2013, Këshilli përkujton se zgjerimi mbetet politikë kyçe e BE-së dhe vazhdon të kontribuojë për dobi të ndërsjellë të paqes, demonracisë, sigurisë dhe prosperitetit në Evropë.

Gjithashtu, do të ceket se Këshilli vazhdon t’i japë rëndësi të madhe kredibilitetit të procesit të zgjerimit, i cili mbetet me rëndësi esenciale për mirëmbajtje të momentumit të reformave dhe mbështetjes publike për zgjerimin në rajon, ku duhet të promovohet përmes komunikimit më të mirë, por edhe në vendet-anëtare të BE-së.

“Këshilli e konfirmon përkushtueshmërinë e tij të sigurt të perspektivës evropiane të vendeve nga Ballkani peërndimor. Në pajtueshmëri me konkluzionet paraprake të Këshillit, ndërsa në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës dhe Procesit për stabilizim dhe asociim, i cili mbetet në korniza të përbashkëta për marrëdhënie me vendet e Ballkanit Peërndimor deri në inkuadrimin e tyre, gjithashtu, e konfirmon nevojën, në pajtueshmëri me konsenzusin e ripërtërirë për zgjerim, për kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe parim i meritave personale, në kombinim me kapacitetin e BE-së, në të gjitha dimensionet e tyre, me qëllim të integrimit të anëtareve të reja”, do të thuhet në konkludimin gjithëpërfshirës për zgjerim.

Samiti i ardhshëm i dhjetorit i Këshillit të Evropës, do të mbahet nën kryesimin e Italisë me BE-në. Prej 1 janarit të vitit 2015, me kryesim gjashtëmujor të radhës të Unionit do të kryesojë Letonia, përderisa në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, kryesimin me BE-në do ta marrë Luksemburgu. Megjithatë,  roli i vendeve në kryesimin m Këshillin e BE-së është më tepër protokollar dhe askush prej tyre nuk mund të ndihmojë që Republika e Maqedonisë t’i marrë negociatat e merituara pë anëtarësim për shkak të bllokimit grek, por mundet vazhdimisht ta ngritë çështjen e Maqedonisë në agjendë dhe me atë të tërheqë më shumë miq për propozimin e Eurokomisionit për hapjen e negociatave inkuadruese me vendin tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button