Basha: Nuk do e pranojmë ndarjen e re territoriale

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka theksuar se nuk do të pranojë ndryshimet që sjell reforma territoriale. Gjithashtu ai ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshme kundër kësaj ndarjeje territoriale. Basha tha se harta e re u miratua pa konsensusin e opozitës, dhe kjo sipas tij është kundër frymës gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimit si dhe kundër vullnetit të qytetarëve. “Kjo nuk është hartë, por tortë për ndarjen elektorale”, tha Basha.
Kreu i PD-së tha se harta përfaqëson pazaret e “turpshme” të aleancës Rama-Meta. Ai tha se opozita do të jetë krah qytetarëve dhe se do të marrë të gjithë hapat e nevojshëm që të çojë në vend vullnetin e popullit.
“Do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm politikë, institucionalë, demokratike, duke rivendosur sovranitetin e qytetarëve në këtë proces jetik që është ndarja territoriale e vendit; duke u kujtuar oligarkëve se pronarë të këtij vendi nuk janë ata, por është sovrani, janë qytetarët”, deklaroi Basha.

Deklaratat për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën e opozitës për pezullimin e ligjit për ndarjen territorial, Basha i bëri pas përfundimit të takimit me Thomas K. Yazdgerdi, Drejtorin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore.

Lajme të ngjashme

Back to top button