Arkivi i Shqipërisë pasuron Muzeun e Holokaustit në Shkup

Në Shkup është firmosur memorandum i bashkëpunimit midis Arkivit Shtetëror të Shqipërisë dhe Muzeut të Holokaustit të Maqedonisë.

Me këtë dokument dyja palët angazhohen për nxitjen e bashkëpunimit shkencor dhe shkëmbimin e dokumenteve arkivore. Pjesëmarrësit me këtë rast shprehën mirënjohje për shqiptarët të cilët njihen si populli që mbrojti më së miri hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Arkivi i Shqipërisë dorëzoi 700 dokumente që kanë të bëjnë me arratisjen e hebrenjve nga Maqedonia dhe vendet e tjera të Ballkanit dhe shpërnguljen e tyre në Shqipëri, si dhe prezantoi ekspozitën që pasqyron strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button