SHBA, rastet e antisemitizmit arritën në nivelin më të lartë në vitin 2022
Lidhja kundër Mohimit dhe Shpifjes (ADL) një prej organizatave më të rëndësishme hebreje në SHBA, njoftoi se rritja e normës në rastet e antisemitizmit në vend arriti në nivelin më të lartë në vitin 2022, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga ADL thuhet se në vitin 2022 në SHBA u regjistruan 3.697 raste të antisemitizmit.
Në krahasim me vitin 2021 është vërejtur rritje me 36 për qind në ngjarjet e antisemitizmit thuhet në deklaratën ku vihet theksi se kjo rritje është “norma më e lartë” e regjistruar që nga viti 1979 kur ADL ka filluar të mbajë regjistrimet.
Shumica e rasteve të antisemitizmit në New York
Me 580 raste, New York-u është rajoni ku janë shënuar më shumë raste të antisemitizmit.
New York-u pasohet nga Kalifornia me 518 raste, New Jersey me 408, Florida me 269 dhe Teksasi me 211 raste.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se totali i rasteve në 5 rajonet në fjalë, përbëjnë 54 për qind të rasteve në të gjithë SHBA-në.
“Rritja nuk ka arsye të vetme”
Në deklaratë janë paraqitur mendimet e drejtuesit të lartë të ADL, Jonathan Greenblatt, i cili ka deklaruar: “Kemi shqetësim të thellë për shkak të kësaj rritjeje të theksuar dhe plotësisht të papranueshme në rastet e antisemitizmit”.
Ai vuri në dukje se rritja në fjalë nuk ka arsye ose shkak të vetëm. “Në këto rritje kanë qenë efektive rritjet në veprimet e propagandës për supremacinë e të bardhëve, sulmet arrogante kundër hebrenjve ortodoksë dhe në kërcënimet me bombë kundër institucioneve të krishtera”, tha Greenblatt.