Liberta Spahiu, njëra ndër prezantueset e festivalit në RTSH

Edicionin e sivjetmë të festivalit të këngës në RTSH do ta prezantojë Turjan Hyska, Floriana Garo dhe Liberta Spahiu nga Kosova.

Pasi është hedhur shorti dhe janë përcaktuar këngët që do të këndohen në natën e parë dhe të dytë të festivalit të këngës, organizatorët e edicion të 53-të kanë vendosur edhe për prezantuesit e këtij viti.

Kështu këtë edicion do ta prezantojë Turjan Hyska, Floriana Garo dhe Liberta Spahiu nga Kosova.
Patrizia Bocconi është skenografe e festivalit, ndërsa Marcelo Lazzeti, drejtor fotografie, të dy personazhe me emër dhe karrierë në RAI dhe jo vetëm.
Ndërkaq në sallën e orkestrës së RTSH-së vazhdojnë çdo ditë provat me 26 këngët konkurrente të cilat do të ngjisin shkallët e Pallatit të Kongreseve në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor. Si edhe në edicionet e kaluara, gjithçka në Festivalin e Këngës interpretohet live dhe grupi po përgatitet tashmë të kalojë në provat në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve.

Siç dihet të 26 këngët konkurrente janë ndarë në dy pjesë, nga 13 për secilën natë, ndërsa natën e tretë, më 28 dhjetor do të interpretohen 18 më të votuarat nga juria. /KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Back to top button