Diellza më nuk do jetë pjesë e ‘Dancing With the Stars’

Modelja dhe këngëtarja Diellza Kolgeci nuk do të jetë më pjesë e ediconit garues ‘Dancing With the Stars’. Ajo për Indeksonline ka konfirmuar se kjo tërheqje vjen pasi që ditë më parë ajo është lënduar gjatë provave dhe ky lëndim ka bërë që ajo të mos mund të vallëzoj më.

“Tërhiqem nga DWS sepse rregullat janë të tilla të tilla se nëse mungon në një vallëzim eleminohesh e ndërsa unë nuk jam në gjendje për katër ditë ta marr vetën e të vallëzoj sepse kam ende dhimbje në kokë dhe është kohë shumë e shkurtër për tu shëruar” ka thënë Diellza.

Ajo këtë spektakël e lë duke kujtuar momente shumë të mira të cilat i kishte kaluar gjatë këtyre javëve./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button