Kush me çfar shanse e pret Ligën e Kampioneve

Shorti i hedhur në Ligën e Kampionëve ka bërë që kjo garë e madhe evropiane të ketë dy superpërballje në 1/16-tën e finales. Në fakt dy përballjet më të rëndësishme do të jenë përsëritje të përballjeve nga viti e kaluar në garën e njëjtë.

PSG ka shansin të hakmirret ndaj Chelseat të Mourinhos pas eliminimit nga edicioni i kaluar. Manchester City poashtu ka shansin që ti nxjerr “hakun” Barcelonës pas turpërimit që i bëri edicionin e kaluar.

City duket skuadër më e fortë sivjet me Agueron në superformë, ndërsa kjo ndeshje do të jet shans për Luis Suarez për ti shënuar gola skuadrës që dikur i shënonte me Liverpoolin.

Real Madridi është skuadra më me fat në këtë short pasi që ka kundërshtarë skuadrën ndoshta më dobët nga të gjitha skuadrat e tjera, Schalken. Edhe Bayern konsiderohet me fat në përballjen me Shakhter Donetsk.

Juventus-Borusia Dortmund poashtu pritet të jetë një supersfidë pasi që të dy skuadrat kanë treguar lojëra të mira në fazën grupore.

Arsenali është shumë me fat në këtë grup pasi që Monaco nuk është ndonjë skuadër që mund ti sjellë shumë telashe topçinjëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button