Juventusi barazon me Sampdorian

Skuadra e Juventusit nuk ka arritur më shumë se një barazim me rezultat 1-1 ndaj Sampdorias në javën e 15-të të Serie A.

Djelmoshat e Allegrit që në fillim të ndeshjes treguan se synoj vetëm fitoren dhe pas 12 minutave lojë arriti golin e epërsisë me anë të Patrice Evra që realizoi pas harkimit të Marchisio nga korneri.

Me fillim e pjesës së dytë mysafirët u treguan më të mirë dhe vetëm pas 5 minutave Manolo Gabbiadini me një super gol barazoi rezultatin në 1-1.

Pas pranimit të golit, Juventusi kontrollonte lojën dhe tentoi disa herë të shënoj por nuk kishte fat.

Me këtë barazim Juvetusi mbetet lider në Seria A, me 36 pikë, kurse Sampdoria në vendin 4 me 26 pikë./Zekirja Mexhiti/ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button