Ngritët niveli i Liqenit të Dojranit

Shiu i cili muajin e kaluar pothuajse çdo ditë reshi në rajonin juglindor të vendit, e ngriti nivelin e Liqenit të Dojranit duke e tejkaluar mesataren e dhjetorit, në krahasim me vitet e fundit.

Dy ditë pasi ndaluan reshjet, matjet hidrologjike tregojnë se në zonën e komunës së Dojranit kanë reshur 150 litra shi në metër katror, të cilat kontribuuan që niveli i liqeni të rritet për dhjetë centimetra, gjegjësisht nga kota zero e liqenit, e cil është 144,9 metra lartësi mbidetare tani niveli është në 145,9 metra.

Hidrologët thonë se Liqeni i Dojranit në vitet e fundit vazhdimisht shënon rritje të nivelit të ujit, e cila pothuajse rregullisht mbahet mbi kotën zero dhe se tani niveli aktual i ujit është më i lartë se mesatarja për muajin dhjetor.

Lajme të ngjashme

Back to top button