Arkivoli që simbolizon qeverinë dhe dryni, mesazhi i protestuesve para dyerve të Jugohromit

Pas një tollovie që u krijua mes protestuesve dhe policisë e cila nuk lejoji që të vendoset dryni në shenjë simbolike në portën kryesore të fabrikës së Jugohromit, protestuesit u larguan  mes fishkëllimave dhe brohoritjeve “ ju jeni vrasës”.

Protestuesit arrijnë para dyerve të Jugohromit
Protestuesit arrijnë para dyerve të Jugohromit

Protestuesit u larguan duke lënë pas edhe “arkivolin” që sipas organizatorëve simbolizon qeverinë e Maqedonisë e cila duke qëndruar indiferent ndaj ndotësit të madh sikur dëshiron të përcjellë mesazhin se  për çdo qytetarët Tetovës do të sjellë  nga një arkivol.

Protestuesit qëndrojnë para dyerve të fabrikës duke fishkëllyer.
Protestuesit qëndrojnë para dyerve të fabrikës duke fishkëllyer.

Kryetari i “EcoGuerilës”, Arianit Xhaferi, u bëri thirrje protestuesve që të mos konfrontohen me policinë sepse protesta do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe çështja ballafaqohet edhe në Gjykatë.

Protestuesit arrijnë para dyerve të Jugohromit
Protestuesit arrijnë para dyerve të Jugohromit

Të organizuar me autobus dhe pankarta me moton “Tetova do ajër të pastër”, protestuesit kërkojnë mbylljen e kësaj fabrike.

Protestuesit arrijnë para dyerve të Jugohromit
Protestuesit arrijnë para dyerve të Jugohromit

13.25 Protestuesit qëndrojnë para dyerve të fabrikës duke fishkëllyer.

Protestuesit qëndrojnë para dyerve të fabrikës duke fishkëllyer.
Protestuesit qëndrojnë para dyerve të fabrikës duke fishkëllyer.

13.35 Duke brohoritur “Vrasës vendosni filtra” protestuesit në mënyrë simbolike bartën një arkivol dhe e vendosen para hyrjes së fabrikës.

Vrasës vendosni filtra 1

Pasi qeveria ka vendosur t’i mbyllë sytë para kërkesave për mbylljen e Jugohromt protestuesit qëndruan disa minuta symbyllur para fabrikës. Kryetari i “EcoGuerila”  Arianit Xhaferi tha se nuk jemi kundër punëtorëve por kërkojmë të vendosen filtra.

Vrasës vendosni filtra 2

13:45 Tollovi para hyrjes të Jugohromit , policia nuk lejon vendosjen e drynit nga protestuesit

Tollovi para hyrjes të Jugohromit , policia nuk lejon vendosjen e drynit nga protestuesit

13.50 Protestuesit u larguan duke paralajmëruar vazhdimin e protestave dhe ballafaqimin në gjykatë.

Protestuesit u larguan
Protestuesit u larguan

Protestuesit u larguan dhe mbrapa lanë tymin që del nga oxhaqet e Jugohromit, duke krijuar një re të madhe mbi fshatin Jegunovc. Dielli duket i zbehtë përballë kësaj reje të zezë.

Protesta para Jugohromit

Lajme të ngjashme

Back to top button