Jugohromi punon me kapacitet të plotë, shtatë oxhaqe lëshojnë re tymi të zi (FOTO)

Kamionët me retromateriale presin në radhë për tu futur në fabrikën e Jugrhormit, sikur ajo të punojë me kapacitet të plotë.

Presionet e fundit për mbylljen e kësaj fabrike nga qytetarët tetovarë kanë rezultuar me mbylljen e dy furrave të saj. Nga larg shihet qartë se shtatë oxhaqet gjigant të kësaj fabrike lëshojnë sasi të mëdha tymi të zi. Sipas disa punëtorëve dy furra me të vërtetë nuk punojnë ndërkohë që edhe ata shprehin habinë se si mund që shtatë oxhaqet të jenë të aktivizuar.

Fabrika e Jugohromit
Fabrika e Jugohromit

Në një kohë me diell si sot sasia e madhe e ndotjes së ajrit që lëshohet nga këto oxhaqe duket më qartë. Tek qytetarët tani më është bë një tregues se a do të ketë re të zeza mbi Pollog duke vëzhguar nga larg se më çfarë kapaciteti punojnë furrat e fabrikës së Jugohromit.

Fabrika e Jugohromit
Fabrika e Jugohromit

Ndërkaq qytetarët e Tetovës sot do të protestojnë para fabrikës së Jugohromit në fshatin Jegunovcë kundër helmimit kolektiv dhe për një ambient më të pastër.

 

Fabrika e Jugohromit
Fabrika e Jugohromit
Fabrika e Jugohromit
Fabrika e Jugohromit

Lajme të ngjashme

Back to top button