Jankullovska: Shqetësuese rekrutimi i luftëtarëve të huaj në radhët e xhihadistëve

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska  në forumin ministror të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë “BE­Ballkani Perëndimor”, që në organizim me kryesimin italian me BE­në mbahet në Beograd, ka shtruar çështjen e rekrutimit të luftëtarëve nga Maqedonia në Irak dhe Siri.

“Shtetet gjithnjë e më shumë janë të brengosura për sigurinë e tyre të fenomenit të luftëtarëve të huaj terrorist. Padyshim ballafaqimi me këtë problem imponon qasje gjithëpërfshirëse e cila do të bashkojë masa për parandalimin e radikalizmit i cili çon nga terrorizmi, ndalimin e mbështetjes financiare të organizatave terroriste, luftën energjike kundër ekstremizmit të dhunshëm, si dhe promovimin e tolerancës politike dhe fetare”, ka theksuar ministrja Jankulloska në fjalimin në forum.

Duke folur për temën kushtuar luftës kundër terrorizmit me theks të veçantë në paraqitjen e rekrutimit të luftëtarëve të huaj, Jankulloska ka theksuar se Republika e Maqedonisë gjatë këtij viti ndërmori më shumë aktivitete të koordinuara me pengimin e një trendi të tillë. “Krahas Strategjisë për luftë kundër terrorizmit 2011­2015 dhe Planit veprues për zbatimin e saj Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka emëruar edhe Koordinatorin nacional për luftë kundër terrorizmit dhe janë sjellë ndryshime në Kodin Penal për pjesëmarrje në një ushtri të huaj, paraushtri, polici, parapolici dhe lloje të tjera të grupeve të armatosura. Konfliktet shumëvjeçare, siriane dhe irakiane mobilizojnë luftëtarë të huaj, në mesin e të cilëve edhe shtetas të Maqedonisë dhe nga mesi i vitit 2012 është regjistruar largimi i vullnetarëve­xhihadistë, prej të cilëve sipas njohurive operative, deri më tani jetën e kanë humbur 15 persona”, ka theksuar ministrja e Punëve të Brendshme.

Ministrja Jankulloska ka folur edhe në sesionin kushtuar “Luftës kundër krimit të organizuar me fokus të veçantë kundër tregtisë me armë, tregtisë me njerëz dhe kontrabandimin e migrantëve”. “Është e sigurtë se armët ilegale, tregtia me njerëz dhe kontrabandimi i migrantëve edhe më tutje do të jenë të pranishme në rajon, dhe për atë pa dyshim është nevoja që ta mbajmë vigjilencën dhe t’i harmonizojmë masat që i ndërmarrim dhe që do t’i ndërmarrim në atë plan, ka potencuar mes tjerash Jankulloska.

Lajme të ngjashme

Back to top button