Shkup, marsh kundër “qeverisë jo-demokratike”

Lëvizja “Udar” nesër organizon marsh protestues nga Parlamenti deri te Qeveria e Maqedonisë për të kërkuar drejtësi, dinjitet dhe jetë më të mirë. Marsh do të fillojë në ora 12 dhe sipas organizatorëve kërkon të rrëzojë qeverinë aktuale e cila sipas tyre është jo-demokratike.

“Dilni çdo ditë në çdo lloj proteste pa marrë parasysh a jeni 100 apo 100. Heshtja është për të dobëtit, ngitni zërin ju të fuqishmit. Të gjithë që përjetoni padrejtësi në çfarëdolloj mënyre na bashkëngjiten nesër për ta goditur këtë qeveri jo-demokratike” ka bërë thirrje organizatorja e marshit, Meri Nikollova e cila është në rradhët e opozitares maqedonase LSDM. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button