4 gjëra që nuk duhet treguar miqve për lidhjen tuaj

Ka disa gjëra që nuk duhet treguar miqve tuaj në lidhje me marrëdhënien tuaj personale.
Kjo është një listë e gjërave që nuk duhet zbuluar asnjëherë në mesin e miqve.

Grindjet
Është në rregull që të zbuloni disa gjëra me miqtë në lidhje me marrëdhënien tuaj, është në rregull edhe nëse u tregoni kur keni grindje mes jush. Por, asnjëherë mos shkoni në specifika dhe detaje, veç nëse ju duhet një mendim i dikujt tjetër.

Problemet me paratë
Është në rregull të bisedoni me miket tuaja për problemet e parave, por asnjëherë mos i zbuloni problemet e partnerit tuaj. Shumë njerëz janë shumë të ndjeshëm në lidhje me atë që e shohin si dobësi dhe kjo është një linjë që ju nuk duhet ta kaloni asnjëherë.

Problemet e partnerit
Mos përmendni asnjëherë problemet e partnerit tuaj në një bisedë me miqtë. Nuk ka rëndësi a ka ai probleme në punë apo në familje apo me miqtë e tij. Ju nuk duhet t’u tregoni atyre çdo gjë në lidhje me jetën personale të tij.

Lidhjet e kaluara të partnerit
Pasi që miqtë tuaj janë pikërisht miq, ata nuk kanë nevojë të dinë se me kë ka qenë partneri juaj vite më parë dhe se kush ia ka thyer zemrën para një kohe të gjatë. Nëse partneri juaj vendos ta bëjë këtë, atëherë është në rregull, por nuk ju takon juve ta bëni atë.

Lajme të ngjashme

Back to top button