Rita Ora na u sëmur

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora shprehet në rrjetin social, Facebook se për shkak të një infeksioni në fyt është detyruar të ndërpresë koncertet e planifikuara për këtë fundjave. Rita Ora shpjegon se nuk do anulonte kurrë një koncert për asnjë arsye përvecse për arsye shëndetësore.

“Nuk do e bëja kurrë këtë por në kushtet fizike që ndodhem jam e detyruar ta bëj. Më vjen keq që kam anuluar të gjitha shfaqjet e mia për këtë fundjave. Nuk mund të performoj, dhe nëse do e bëja, fizikisht nuk do jepja spektaklin që ju doni. Kam një infeksion në fyt dhe në gjoks. Më vjen shumë keq, por sapo të bëhem më mirë do vij tek ju. Ju premtoj, ju dua shumë, Rita”, shkruan në Facebook Rita Ora. Por disa fansa pavarësisht se lexojnë postimin e akuzojnë Rita Orën si gënjeshtare.

“Trego pse po e bën, sepse nuk të janë shitur biletat se nuk mbyllen koncertet minutën e fundit, ky është mashtrim”, i shkruan dikush. Por të tjerë miq në Facebook e mbështesin Ritën dhe i urojnë shërim të shpejtë. Nuk nuk mungojnë dhe ata që i shkruajnë nga Kosova e Shqipëria. /Fishmedia

Lajme të ngjashme

Back to top button