Mashtrimet me antibiotikët, mjekët: S’duhet të përdoren në raste gripale

Qytetarë nëse ju ka zënë gripi, hiqni dorë nga preparatet antigripale dhe antibiotikë që ju rekomandohen për ti marrë.

Në këtë rast janë thjesht një mashtrim, sepse nuk ju bëjnë efekt dhe ju rrisin rezistencën. Efektet mund të jenë edhe të dëmshme për kategori të caktuar, si të sëmurët më zemër.

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, thotë se rëndom antibiotikët dhe këto preprate përdoren pa limit dhe farmacitë nuk hezitojnë të japin rekomandimet e tyre, që në këtë rast janë të pavenda.

Në këtë sezon dimri, mjekët rekomandojnë të bëhet kujdes më përdorimin e aniviralëve, e kryesisht antibiotikëve.

Preparate të kësaj natyre, të cilat janë bërë monopol në tregun vendas, kanë në përmbajtje të tyre stimules dhe ngjyrues të cilat për fat të keq i përdorin dhe fëmijët, gjë që është e ndaluar përveçse atyre preparativëve për moshë pediatrike./ Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button