Ekspertët kërkojnë hetime ndërkombëtare për metodat e marrjes në pyetje të CIA-s

Pas raportit të Senatit të SHBA-së mbi metodat e përdorura të marrjes në pyetje nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA), ekspertët theksojnë që është e nevojshme të kryhet hetim ndërkombëtar, raporton Anadolu Agency (AA).

Senati këtë javë publikoi raportin mbi metodat e marrjes në pyetje që CIA kishte përdorur ndaj të burgosurve në vitet 2001-2009. Metodat e publikuara të CIA-s provokuan shqetësim të opinionit publik. Ndër metodat më tronditëse për të marrë informacione nga të burgosurit, raporti citon: zhveshjen, ngulfatjen në ujë, privim nga gjumi për 180 orë, të ushqyerit e të panevojshëm dhe hidratim rental.

Në mesin e shumë shembujve, raporti jep shembullin e torturimit të një të burgosuri i cili qëndron në këmbë dhe ishte i lidhur me zinxhirë në mur dhe kështu u la për 17 ditë. Disa prej të burgosurve pëngjasonin si qen të torturuar, të cilët pas keqtrajtimeve u gjetën në qelitë e tyre.

John Durham nga Departamenti i Drejtësisë në 2009 ka realizuar dy hetime të metodave të pretenduara të torturës të aplikuara në paraburgimet e SHBA-ve që nga 11 shtatori. Departamenti ka refuzuar të shpallë akt gjykimet duke deklaruar se dëshmitë janë të paqëndrueshme. Departamenti i Drejtësisë lëshoi një deklaratë për shtyp, ku thekson se raporti i Senati nuk ofron asnjë informacion të ri në krahasim me ato tashmë janë zbuluara.

Shtëpia e Bardhë të mërkurën ka reaguar ndaj raportit. “Sistemi ynë i drejtësisë funksionon në mënyrë që politika nuk mund të ndikojë në punën e prokurorëve federalë,” tha sekretari për media i shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest. Ai shtoi se edhe justifikim i CIA-s se këto metoda janë përdorur për të marrë informacione të rëndësisë së madhe për sigurinë kombëtare, tregon se këto metoda të marrjes në pyetje nuk ishin të nevojshme.

Megjithatë, Jamil Dakwar, drejtor i programit për të drejtat e njeriut pran Unionit amerikan për lirinë qytetare, tha se hetimi i krimeve është “detyrim ligjor” i administratës Obama. “Nëse janë kryer tortura, atëherë ky është krim,” tha ai.

Ben Emmerson, Raportuesi Special i OKB-së për të drejtat e njeriut dhe luftën kundër terrorizmit, beson se ata që janë përgjegjës për “sjellje kriminele”, e cila thuhet në raport duhet të ndiqen penalisht. “Sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara kanë një detyrim ligjor për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë,” tha Emmerson.

Ken Gude, ekspert në Qendrën për progres amerikan, tha se ai dyshonte që administrata amerikane do të nis hetim penal në lidhje me rastin. Ndërkohë, ekspertët ligjorë janë duke shqyrtuar mundësinë e ndjekjes penale ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për shkak të, siç thuhet, metodave mizore të marrjes në pyetje të kryera nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA).

Francis Boyle, profesor në Universitetin e illinoisit, beson se gjykata penale Ndërkombëtare në Hagë (ICC) ka juridiksion për të ndjekur penalisht zyrtarët përgjegjës për krimet e pretenduara të kryera nga CIA në shtetet anëtare të kësaj gjykate ndërkombëtare.

Boyle tha se veprimi i mundshëm i ICC mund të krijojë kushte për ndjekjen e brendshëm të këtij rasti të veçantë. Megjithatë, disa ekspertë amerikanë të drejtave të njeriut kërkuan që Presidenti Obama të mbështes sundimin e ligjit dhe të ndjek penalisht përgjegjësit, në këtë mënyrë të eliminoj mundësin për ndjekje penale ndërkombëtare./AA

Lajme të ngjashme

Back to top button